Sports

Marotta zbulon të ardhmen e Icardit

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka thënë se tifozët nuk kanë përse të brengosen për të ardhmen e Mauro Icardit.

Sipas drejtorit italian të dyja palët duan të vazhdojnë së bashku, andaj nuk ka vend për shqetësim.

“Tifozët nuk duhet të jenë të shqetësuar për këtë, nuk ka nevojë të bëhen drama”, tha Marotta, përcjell lajmi.net.

“Në futboll ka momente të mira dhe të hidhura, por unë mund të them që të dyja palët duam të vazhdojmë së bashku, andaj nuk kemi përse të brengosemi.

“Ne jemi të qetë dhe duam të punojmë për rezultatet më të mira, pjesa tjetër nuk është e rëndësishme”, ka shtuar më tej drejtori italian. /Lajmi.net/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply