Lajme nga Maqedonia

MPPS dhe fondi për inovacione, shujta për personat e rrezikuar

Personat e pastrehë në punktin Momin Potok iu siguria një shujtë ditore përmes zgjidhjes inovative për shfrytëzimin e tepricës së ushqimit.

Përmes modelit inovativ,, të gjithë të ngopur,, disa herë në javë do tu sigurohet shujtë tre kategorive të qytetarëve, personave në rrezik social, pleqve dhe personave të pamundur, ndërsa ushqimin do e përgatisin persona me nevoja të posaçme.
Sipas ministres së punës dhe politikës sociale Mila Carovska, ky model do sigurojë zhvillimin e ndërrmarrësisë sociale e cila do ofrojë shërbime të ndryshme për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë.

Sipas saj, MPPS po përgatit strategji për krijimin e ndërrmarrësisë sociale si sistem për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në vend.

“Këto ndërmarrje do jenë ndihmë e madhe për shtetin ,sepse do sigurojnë shërbime sociale blerës i të cilave do jetë vet shteti, por njëkohësisht do kenë obligim të punësojnë kategori të rrezikuara të qytetarëve me çka do kontribuojnë në procesin e inkluzionit të personave të rrezikuar në shoqëri”, u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Carovska.

Inovacionet sociale janë trend i ri që po zbatohet në vend thot Drejtori i fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik Jovan Despotovski.

“Modeli inovativ përveç sigurimit të ushqimit parasheh edhe fushatë për ngritjen e vetëdijes te qytetarët dhe kompanitë për shfrytëzimin e tepricës së ushqimit. Parashihet edhe aplikimi i platformës e cila do lidh bizneset me organizatat qytetare me çrast tepricat e ushqimit do merren nga organizatat qytetare, të cilat do bëjnë edhe planifikimin e sasive që do donohen”, theksoi drejtori i fondoit për inovacione Jovan Despotovski.

Në Maqedoni 30 % e ushqimit hidhet me çrast vendi është në pozitën e 8 në botë sa i përket hedhjes së ushqimit sipas numrit të banorëve.

Ky model inovativ në vlerë prej 2 milion denarëve, këtë vit do jetë pilot projekt në Shkup, Kumanovë dhe Prilep, me qëllim që në të ardhmen të bëhet zgjidhje sistematike e kësaj problematike.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply