Lajme nga Maqedonia

“Në shkurt NATO dhe Shkupi do të nënshkruajnë protokollin për anëtarësim”

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e mbështeti ndryshimin e emrit të shtetit në Republika Maqedonisë së Veriut, me çka hapi dyert e saj në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, shkruan gazeta ruse “Komersant”.

Megjithatë, gazeta shton se problemet kanë dalë në Kuvendin grek, e cila gjithashtu duhet të ratifikojë marrëveshjen në mes Maqedonisë dhe Greqisë, sepse nga koalicioni qeverisës kanë dalë deputetët e partisë së “Grekëve të Pavarur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend s’do të thotë vetëm ratifikim i marrëveshjes me Greqinë dhe emrin e ri të shtetit, por deputetët kanë hapur në thelb rrugën e Republikës për në NATO dhe BE. Verën e kaluar, aleanca e ftoi Maqedoninë në radhët e saj, ndërsa Bashkimi Evropian është gati të fillojë bisedimet për anëtarësim në mes të këtij viti, në të dyja rastet kushti është që të zbatohet marrëveshja me Greqinë”, shkruan gazeta ruse.

“Komersant” shton se burimet diplomatike evropian të paidentifikuar nga Ballkani kanë konfirmuar se tashmë në shkurt NATO ka për qëllim të nënshkruajë me Shkupin protokollin e anëtarësimit dhe se pas ratifikimit, Maqedonia do të bëhet shteti i 30-të anëtare.

“Nuk është për t’u habitur që miratimi i ndryshimeve kushtetuese u mirëprit nga NATO, BE dhe Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur këtë ngjarje historike. Ministria e Jashtme ruse më herët këtë proces e ka quajtur një manipulim të pistë duke thënë se votat e nevojshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u siguruan me shantazh, kërcënime dhe blerje të deputetëve të opozitës”, thonë nga gazeta.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply