Lajme nga Kosova

Nis greva në arsim, Jasharaj thotë se do të zgjasë në kohë të pacaktuar

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës nga sot ka hyrë në grevë të përgjithshme shkaku i mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave.

Greva ka filluar sot në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:00.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin.

Ai ka thënë se në bazë të informacioneve që ka të gjitha shkollat i janë bashkuar kësaj greve.

“Në bazë të informacioneve që kemi të gjitha shkollat i janë bashkuar grevës. Për momentin jemi tek çerdhja “Fatosat” dhe më vonë do të jemi në shkollën “Hasan Prishtina” ku nga aty ekipet tona po mbledhin informata që më vonë do ti plasojmë në media”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka theksuar se ndërprerja e kësaj greve nuk varet nga ta por nga ana e Qeverisë.

“Greva do të zgjasë në kohë të pacaktuar, dhe kjo nuk varet nga ne por nga institucionet të cilat duhet t’i plotësojnë kërkesat tona”, tha Jasharaj. /Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply