Lajme nga Kosova

Pacolli mbështet nismën e Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka theksuar se nisma e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës së Jugut për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave, e iniciuar nga kryetari i Komunës Agim Bahtiri dhe Kuvendi Komunal i Komunës së Mitrovicës së Jugut, është një e drejtë kushtetuese, që buron nga vullneti i tyre për të ushtruar sovranitetin që i takon vetëm qytetarëve.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbështet nismën për bashkimin e Mitrovicës.

Postimi i Pacollit:

“Besoj që askush nuk është kundër nismave qytetare, të bazuara në kushtetutë dhe ligj, për më tepër kur këto janë një mekanizëm për ushtrimin e sovranitetit i cili buron nga qytetarët dhe u takon vetëm atyre.

Republika e Kosovës e ka rregulluar mjaft mirë procedurën dhe kriteret përmes të të cilave realizohet një nismë legjislative nga qytetarët, qoftë për ndryshimin e ndonjë ligji apo hartimin e ndonjë ligji të ri. Dihet se inicimi i nismës legjislative është vetëm një fazë e kësaj procedure, dhe se pas kësaj i mbetet Kuvendit të Republikës së Kosovës që të vendos për procedimin e mëtutjeshëm të nismës legjislative, që vjen nga qytetarët.

Andaj, nisma e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës së Jugut për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave, e iniciuar nga kryetari i Komunës Z. Agim Bahtiri dhe Kuvendi Komunal i Komunës së Mitrovicës së Jugut, është një e drejtë kushtetuese, që buron nga vullneti i tyre për të ushtruar sovranitetin që i takon vetëm qytetarëve”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */