Lajme nga Shqipëria

Protesta e studentëve, historike!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh, i cili i është dërguar nga një student shqiptar që studion në Francë.

Mes tjerash në mesazhin e studentit të publikuar nga Berisha thuhet se protesta e studentëve është historike, e sinqertë dhe e pandalshme.

“Disa mendojnë që Kauza Studentore është zbehur disi, por në fakt kjo kauzë është nga natyra e thelbi i saj e pandalshme, e sinqertë dhe historike”, thuhet mes tjerash.

Mesazhi i plotë:

“Dëshiroj që përmes këtij mesazhi të shpreh ju dhe opinionit publik e politik në vend qëndrim lidhur me “Protestën Studentore”. Në radhë të parë angazhohem të sqaroj se duke ju dërguar ju këtë qëndrim nuk devijoj aspak nga “a’partizimi” dhe “kauza studentore pa ngjyrë”.

Disa mendojnë që Kauza Studentore është zbehur disi, por në fakt kjo kauzë është nga natyra e thelbi i saj e pandalshme, e sinqertë dhe historike.

Kauza Studentore VAZHDON!!! Bojkoti do të jetë i plotë, i kombinuar, solidar dhe shpresësjellës. Rezistenca është shtrirë gjithandej. Kjo është një sakrificë për të ardhmen, për shoqërinë, për shqipërinë. Ftojmë të gjithë studentët dhe qytetarët të bashkohen kësaj Lëvizje Historike! Kjo protestë është një manifestim kompleks serioz, i sinqertë, paqësor dhe i vendosur që studentët Shqiptarë kanë kurajon ta demonstrojnë.

Bojkoti sapo ka filluar dhe rezistenca e studentëve po bën nxemjen e parë para start-it dhe ju sigurojmë që pa u plotësuar kërkesat plotësisht, pa u rrëzuar ligji mbi arsimin e lartë, pa u vendosur dinjiteti studentor në vend

#protesta #rezistenca #bojkoti nuk do të ndalen.

STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!!!

Get up, stand up, Don’t give up the fight.”

“One has a moral responsibility to disobey unjust laës.”

“The duty of youth is to challenge corruption.” STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!!!

Respekt për ju Zoti Berisha dhe ju falenderojmë për mbështetjen e kauzës studentore “pa ngjyrë partiake”. Nga një student Shqiptar nga Parisi. Ju përshendes!”,  thuhet në mesazhin  e studentiti, dërguar  Berishës.

(n.m/BalkanWeb)

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */