Lajme nga Shqipëria

Rekrutimi i të rinjve, Zvicra “diskriminon” prejardhjen e tyre

Një studim i cili shqyrton integrimin e të rinjve në Zvicër tregon se integrimi i adoleshentëve me sfond të imigracionit, në shoqërinë zvicerane varet në masë të madhe nga vendi i origjinës së prindërve të tyre.

Të rinjtë nga Gjermania dhe Austria u renditën më lart në studimin e integrimit, i cili u krye nga kolegji i shkencave të aplikuara në Cyrih dhe në shkollën e punës sociale në Fribourg. Vëzhguesit thonë se kjo do të pritej, pasi më shumë se 60% e popullsisë zvicerane flasin një formë të dialektit gjerman.

Adoleshentët nga Kosova dhe Republika e Maqedonisë në Evropën juglindore janë në fund të tabelës. Të rinjtë me rrënjë në Afrikën e Veriut apo vendet arabe ishin gjithashtu të ulëta në renditje.

Sondazhi në mesin e më shumë se 8.300 personave të moshës 17 ose 18 vjeç, zbuloi se kohëzgjatja e kaluar në Zvicër ndihmon integrimin në përgjithësi.

Megjithatë, studiouesit gjetës se mungesa e integrimit nuk paraqet rrezik në rritje për delikuencën. Ndërsa të rinjtë me sfond të imigracionit thuhet të jenë më të prirur të përdorin dhunën, veprat penale, përfshirë vjedhjen ose konsumin e kanabisit dhe këto duket të jenë më të përhapura në mesin e adoleshentëve me rrënjë zvicerane, thonë autorët e studimit.

Kritikët e anketës argumentojnë se raporti bazohet vetëm në tre kritere: miqësinë me një person zviceran, identifikimin me Zvicrën dhe arsimin, shkruan Swissinfo, përcjell Albinfo.ch.

Autori kryesor i raportit, Dirk Baier, pranon se metoda është relativisht bazë, sipas gazetave SonntagsZeitung dhe Le Matin Dimanche. Ai gjithashtu pranon se ekziston rreziku që rezultatet e studimit të mund të përdoren për qëllime politike.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply