Lajme nga Maqedonia

Rusia kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Ambasada e Rusisë në Maqedoni sot pasdite e ka publikuar qëndrimin e Ministrisë së Puënve të Jashtme të Rusisë për ndryshimin e emrit të shtetit, njofton Portalb.mk.

“Më 11 janar në Kuvendin e Maqedonisë i ka votuar amendamentet për ndryshimin e emrit të shtetit në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës. Siç shihet procesi i futur nga jashtë është ridefinim artificial i ndryshimit të emrit me qëllim që të përshpejtohet kyçja e Shkupit në NATO, po vazhdon. Kjo ndodh në kundërshtim me ligjvënësin e Maqedonisë. Qëndrimi i presidentit të Maqedonisë dhe shumicës së popullatës që e kanë hedhur poshtë “Marrëveshjen e Prespës”, po injorohen”, thonë nga Rusia.

Ata shtojnë se protestat në Shkup dhe në qytetet tjera të Maqedonisë “dëshmojnë për polarizimin e plotë të shoqërisë”.

“Dukshëm është se me këtë mënyrë të zgjidhjes së çështjeve nacionale për të ardhmen e vendit nuk shprehet vullneti i popullit dhe mund të përdoret si mjet për gjetjen e zgjidhjes afatgjate të problemit me emrin e shtetit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Rusisë.

Qëndrimi i Federatës së Rusisë për çështjen e emrit është i pandryshuar: zgjidhje e qëndrueshme patjetër duhet të bëhet pa trysni nga jashtë dhe vendosje të afateve dhe kushteve.

“Kjo çështje patjetër duhet që të shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në pajtueshmëri me pikën 3 nga Rezoluta 845 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thonë nga Federata e Rusisë.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply