Lajme nga Maqedonia

Zeqiri: Qeveria përgjegjëse për korrupsionin e “zi” dhe të “bardhë”

Ish deputeti Izet Zeqiri përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka theksuar se elementet korruptive në Maqedoni kanë trend të rritjes. Sipas tij qeveria aktuale po dështon në luftën kundër korrupsionit. Zeqiri me këtë rast ka nënvizuar korrupsioni në organet ligjvënëse dhe ekzekutive. Sipas tij Të gjitha elementet korruptive më të shprehura janë në sektorin publik në institucione shtetërore, në mes të politikanëve, gjykatave dhe institucioneve tjera.

Në vazhdim, postimi i plotë i Izet Zeqirit…

Elementet korruptimeve sot në Maqedoni kanë trend të rritjes, qeveria aktuale po dështon në luftën kundër korrupsionit në organet ligjvënëse dhe ekzekutive. Nëse analizojmë situatën e tashme dhe politikën kundër korrupsionit do të vinë në përfundim se situata është në brezin kritik të korrupsionit dhe me pa mundësi për të mundur që ti shpallin luftë të hapur korrupsionit. Në Maqedoni vazhdon korrupsioni i zi dhe korrupsioni i bardhë edhe me këtë qeveri.

Korrupsioni i zi është prezentë në të gjitha institucionet shtetërore edhe ai paraqitet si vijon: dhënie dhe marrje të ryshfetit në formën e tyre pasive dhe aktive; marrja e paautorizuar të peshqesheve, keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit etj.

Korrupsioni i bardhë i përfshin ato forma të sjelljes korruptive të cilat në disa mjedise këtu te ne nuk kuptohen si jo morale si rezultat i traditës dhe mentalitetit. Këto forma janë: Nepotizmi, kronizmi dhe patronazha (protekcioni). Nepotizmi është një sëmundje nga e cila lëngon gati çdo institucion shtetëror sepse edhe sot e kësaj dite zyrtarët publik e keqpërdorin pozitën e vetë, autoritetin zyrtar dhe forcën e ndikimit me qëllim në disa vende në administratën publike ose në organet e tjera shtetërore të venë ose të punësojnë njerëz të afërt të familjes. Forma tjetër e korrupsionit të bardhë është kronizmi dhe patronazha (protekcioni) edhe pse thellësisht dallojnë, këto kanë pika të përbashkëta. Në organet shtetit në këtë situate në vend të punësimit të familjarëve këtu punëson miq, shokët afërt për mbrojtje dhe përkrahje nga ana e ndonjë personaliteti me ndikim.Këto elemente janë dukuri masovike në të gjitha instituciones si rezultat i mos respektimin të kritereve të meritokracisë.

Të gjitha këto elemente korruptive më të shprehura janë në sektorin publik në institucione shtetërore në mes të politikanëve, gjykatave dhe institucioneve tjera.

Nëse analizojmë korrupsionin në hierarkin e funksionit të institucioneve të shtetit do të shohin se korrupsion kemi në të gjitha nivelet e organizimit të institucioneve shtetërore në nivelin e lartë në nivelin e mesëm dhe në nivelin e ulët bile korrupsion kemi edhe piramidës menaxheriale.
1. Në nivelin e lartë ka elemente korruptive te bartësit e funksioneve të këtij niveli të cilët kanë autoritet zyrtar dhe autorizime dhe vendosin për çështje strategjike dhe projekte nga programi qeveritare dhe të cilët mundë të drejtpërdrejtë ndikojnë në marrjen e vendimeve. Siç janë rastet me vendimet për furnizime publike, dhënia e koncesioneve qeveritare të kompanive të vendit dhe kompanive multinacionale.

2. Në nivelin e mesën nënkupton eshalonin e dytë, tretë dhe të katërt të hierarkisë shtetërore, pjesa e madhe e funksionarëve si në pushtetin qendror po ashtu edhe në atë lokal kanë kompetenca vendosëse duke filluar nga dhënia e lejeve, kontratave, furnizimeve publike, koncesioneve, dokumenteve të doganimit, licencave, të drejtë e pensionit invalidor dhe të ngjashme. Shumica e kësaj shtrese për interes material dhe motive tjera e keqpërdorin funksionin dhe pozitën.

3. Forma ma e ulët e korrupsionit paraqitet te shtresat me të ulta të administratës shtetërore: nëpunësit shtetëror, policja, punëtorët e sporteleve etj. Ky tip i korrupsionit ka karakter social por nuk përjashtohen edhe motivet tjera . Ky lloj i korrupsionit është pasojë e erozionit total shoqëror në denigrimit moral të shoqërisë ku zyrtarët blihen me 100 gr kafe, me një viski, një shtek cigare ose me 20 euro.

Në hapat e konsolidimit të ekonomisë së Maqedonisë , organet shtetërore si bartës të politikës ekonomike duhet t’i shpallin luftë pa kompromis këtyre dukurive në të gjitha frontet, në atë politik, ekonomik, social etj. Sektorin informal duhet ta reduktojnë në suaza të asaj që është e pranueshme në vendet në tranzicion d.m.th. në një përqindje e cila do të kishte funksion ekonomik dhe social.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply

/* ]]> */