Lajme nga Bota

Angela Merkel njofton se do ta mbyllë llogarinë e saj në Facebook (Video)

Facebook-u, më shumë sesa kënaqësi, paska qenë një lloj detyrimi për Angela Merkelin.

Shefja e ekzekutivit gjerman vendosi ta mbyllë profilin e saj në rrjetin më të madh social të botës dhe përmes një videoje të postuar aty, sqaroi se duke mos qenë më kryetare e CDU-së, ka vendosur ta hedhë tani këtë hap.

Merkel falënderoi përdoruesit për mbështetjen e dhënë, duke ju kujtuar se punën e saj si kancelare mund të vazhdojnë ta ndjekin. Mbi 2.5 milionë vetë e ndiqnin faqen e Merkelit, e cila kishte kapërcyer kështu edhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe 2.3 milionë ndjekësit e tij.

Përveç të dhënave mbi punën e saj si kancelare, në faqen e Facebook-ut të Merkelit gjendeshin edhe informacione mbi jetën e saj private, ndërsa në mesin e interesave renditeshin dashuria e lideres gjermane për operan, Bitëllsat dhe librat e Tolstoit e të Dostojevskit, shkruan TCH.

Aty thuhej po kështu se një nga ëndrrat e politikanes 64-vjeçare është që të udhëtojë me trenin trans-siberik nga Moska në Vladivostok. Në fund të janarit, Facebook-un e mbylli edhe kryeministri i landit të Saksonisë, Anhalt, ndërsa përpara tij, politikani i Gjelbër, Robert Habeck zgjodhi të largohej nga Twitteri. /Telegrafi/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply