Lajme nga Maqedonia

Fëmijët pa prindër, pakënaqësi ndaj sistemit të ri

Fëmijët pa kujdes prindërorë janë  të neglizhuar nga sistemi dhe si rrjedhojë janë vazhdimisht pre e dhunës fizike dhe psiqike, alarmojnë nga iniciativa qytetare “5 në 12”, duke thënë se kanë edhe audio incizime për të vërtetuar këtë. Këto materiale ata thonë se do t’i publikojnë në webfaqen e tyre.

Ne së pari jemi drejtuar tek kabineti i ministres për punë dhe politikë sociale përmes një telefonate, por për fat të keq ata nuk na morën seriozisht se ne posedojmë audio incizime. Pritem por nuk na thirru askush për t’u takuar” u shpreh Suaret Alishan, Iniciativa qytetare “5 në 12”

Sipas tyre,  procesi  i deinstitucionalizimit ka filluar, por në mënyrë të gabuar, pasi fëmijët nga shtëpitë e kujdesit, janë dërguar nëpër familje të pajisura me certifikata PRIDE, por me kushte joadekuate për t’u kujdesur për ata fëmijë.

Fëmijët janë vendosur në kushte të papërshtatshme, në familje me certifikata joadekuate për t’ u kujdesur për ata fëmijë. Gjithçka që shkruan në certifikata se nuk duhet bërë, ata e bëjnë, dhuna psiqike, torturat, ofendimi”- tha Suaret Alishan, Iniciativa qytetare “5 në 12”

Madje shqetësimi rritet edhe më shumë kur vendndodhja e numrit më të madh të fëmijëve nuk dihet aspak, sepse nuk ekziston një regjistër për fëmijët pa kujdes prindërorë, ku do të mbahej evidence e nevojshme me të gjitha të dhënat.

Ju patë vetëm 10 fëmijë, po ku janë 150 fëmijët e tjerë?” Dhe të gjithë ata fëmijë janë të sistemuar në brendësi të Maqedonisë dhe nuk dihet se ku janë ata fëmijë, nuk kemi një regjistër të fëmijëve pa prindër për atë se kush është dhe ku është, por nuk kemi as regjistër as për personat që janë mbi 18 vjeç, ku janë ata persona, ku kanë përfunduar dhe sa nga ata njerëz janë të punësuar, sa janë raste sociale dhe sa të tjerë sistemi i ka mbuluar”- theksoi Suaret Alishan, Iniciativa qytetare “5 në 12”

Të shqetësuar nga kjo gjendje, nga kjo iniciativë kërkojnë formimin e një komisioni të pavarur, I cii do të bënte vlerësimin e gjendjes psiko-fizike të fëmijëve pa kujdes prindërorë dhe kërkesën e tyre  e kanë dorëzuar deri tek Avokati i Popullit. Ndërkohë  jo shumë kohë më pas doli me reagim edhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nga ku demantojnë të gjitha informacionet e iniciativës “5 në 12”. Nga kjo ministri  thonë se askush deri tek ata nuk ka dorëzuar në formë të shkruar se posedojnë  prova se fëmijët e sistemuar në familjet e kujdesit janë keqtrajtuar. Në komunikatë thuhet gjithashtu se ekziston evidencë e saktë për të gjithë fëmijët sa janë dhe ku janë.

Evi Shkopi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply