Lajme nga Maqedonia

Gruevski: Ika sepse kam pasur informacione se do të më likuidonin në burg

Ish-kryeministri Nikola Gruevski, tha në intervistën në TV Sitel, se ai donte të qëndronte dhe të përballej me drejtësinë dhe të vuante dënimin me burg në Maqedoni, ndonëse i padrejtë, siç tha ai, por mori informacione se ai mund të likuidohej në burg.

Ai nuk tha nga kush e mori informacion të tillë, por theksoi se ai nuk kishte shpëtuar nga drejtësia, se deri në momentin e fundit, tha ai, ai luftoi në gjykatë.

Gruevski, njoftoi gjithashtu se “nga Maqedonia për në Shqipëri është larguar shumë lehtë”, ku nga Ambasada Hungareze në Tiranë ka kërkuar azil politik dhe më pas është transportuar për në Budapest. Ai nuk tha nëse Maqedoninë e ka lëshuar në mënyrë legale apo ilegale, por këtë ia le që ta zbulojë pushteti. /SHENJA/

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply