Lajme nga Kosova

Haradinaj e Hamza dremitin në Kuvend

Kryeministrin, Ramush Haradinaj, dhe Ministrin e Financave, Bedri Hamz, i ka zënë gjumi në sallë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Menjëherë pas votimit të Projektligjit për Dialogun me Serbinë, ka marrë fjalën kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai doli për të lexuar projektligjin për financimin e partive politike, por si duket ishte rraskapitur duke i dëgjuar deputetët gjithë ditën duke debatuar.

I kërkoi zv/kryeministrit Enver Hoxhaj që t’ia lexojë këtë projektligj, megjithatë në fund e bëri vetë. Duke e lexuar shpejt tekstin.

Duhet theksuar se deputetët, janë duke zhvilluar punimet e seancës të filluara rreth orës 11:00 të mëngjesit, në pritje të votimit të buxhetit për vitin 2019.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply