Lajme nga Maqedonia

I hiqet imuniteti deputetit Lupço Dimovski

Pas katër orësh debat, me pesë vota “Për”, katër “Kundër” dhe asnjë të përmbajtur, Komisioni për Imunitet dhe Mandat vendosi që deputetit Lupco Dimovski t’i merret imunitetit. Përmes replikave dhe fjalimeve deputetët e VMRO-DPMNE-së prolonguan votimin. Madje deputeti i opozitës Vlladimir Gjorqev, tha se kjo gjë po bëhet si hakmarrjeje se përse Dimovski nuk i ka votuar ndryshimet kushtetuese.

Ju po hakmerreni pasi Lupço Dimovski nuk ka votuar për ndryshimet kushtetuese, andaj po e fusni në burg. Të mos gënjejmë këtu. Të mos vazhdojmë të flasim fraza të harxhuara”. – tha Vlladimir Gjorqev, Deputet i VMRO-DPMNE-së

Kryetari i Komisionit për çështje të Imunitetit dhe Mandatit, Pavle Bogoevski i cili ishte cak i akuzave dhe fyerjeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, tha se nuk po bëhet hakmarrje politike por se vetëm po respektohet kërkesa e Gjykatës Penale.

Tetë herë në këtë mandat, dhe njëmbëdhjetë herë mandatet e kaluara, ka ndodhur po kjo procedurë dhe në të gjitha ato raste Parlamenti ka vendosur për marrjen e imunitetit duke e lënë gjykatën që ta bëjë punën e vetë. U bëj apel që edhe tani të veproni njëjtë sikur edhe më parë”.- theksoi Pavle Bogoevski, Kryetar i Komisionit për Imuniteti dhe Mandat

Deputeti Lupce Dimovski është i dyshuar se ka kryer keqpërdorime në kohën kur ka qenë Ministër i Bujqësisë. Së bashku me të janë të dyshuar edhe ish-ministrat Mihaill Cvetov dhe ish-zëvendësministri Hristian Dellev, të cilëve u është caktuar 30 ditë paraburgim, ndërsa ish-ministrit Aco Spasenevski i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Dyshimet janë se të lartpërmendurit, përmes 584 tenderë, kanë lidhur kontrata për qira të tokës bujqësore por nuk i kanë shkëputur të njëjtat edhe pse qiramarrësit nuk i kanë paguar kompensimin e qirasë. Kështu është shkaktuar 1.4 milion euro dëm në buxhetin e RM-së. Vendimi final për marrjen e imunitetit të deputetit Lupço Dimovski pritet që në seancë plenare të del pas ditës së hënë.

Besian Leka


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply