Lajme nga Maqedonia

LSDM: Gruevski mund të kthehet…por në burg!

LSDM-ja i është përgjigjur deklaratë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili deklaroi se një ditë të marrë fund “persekutimi i tij politik” në Hungari dhe do të mund të kthehet në Maqedoni. LSDM vlerëson se Gruevski mund të kthehet në Maqedoni, por vetëm në burg.

“Maqedonia do t ketë një karrige në NATO, ndërsa frikacaku dhe i arratisuri nga drejtësia Nikola Gruevski po pret për vendin e tij në një qeli. Suksesi i Republikës së Maqedonisë është disfata më e madhe e tij. Mentori i Mickoskit nga Budapesti, po e luan rolin e viktimës me gënjeshtra patologjike”, vlerëson LSDM-ja.

Partia në pushtet thekson se qytetarët, viktimat e Nikola Gruevskit dhe regjimi të tij, i cili ua mori 11 vjet të jetës së tyre, e kanë braktisur atë prej kohësh dhe i kanë thënë: Mirupafshim kriminel!

“Në kokën e Gruevskit ka vetëm likuidime dhe skenare të zeza, ashtu si në Mitzkoski. Qytetarët dëgjuan se të njëjtat fjalë të Nikolla Gruevskit dalin pothuajse çdo ditë nga goja e ushtarit të tij Hristian Mickoski.

“Është e qartë se Hristijan Mickoski është një kukull i cili mendon se po ruan vendin e Gruevskit. Ai mund t’i fillojë kujtimet, por ai do t’i përfundojë në burg”, thekson LSDM-ja. /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply