Lajme nga Kosova

Nuk do të ketë më ulje pagash, por vetëm rritje

KOSOVË

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se me “Ligjin për Pagat” do t’i jepet fund anarkisë që ka mbizotëruar mbi 20 vite në sektorin publik.

Ai u shpreh se  ligji parashikon vetëm rritje dhe asnjë qytetari nuk do t’i ulet paga ekzistuese, por kjo do të pasohet me rritje të qëndrueshme. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Veseli theksoi se bashkë me Ligjin e Buxhetit do të miratohet edhe Ligji i Pagave për sektorin publik.

Ai ka thënë se me këtë Ligj, pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik. Derisa ka shtuar se Ligji parasheh vetëm rritje, dhe se askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese.

“Sot, bashkë me Ligjin e Buxhetit, po miratojmë edhe Ligjin e Pagave për sektorin publik në shtetin tonë. Me këtë ligj, po i japim fund arbitraritetit dhe anarkisë që kanë mbizotëruar në këtë fushë për pothuajse 20 vjet. Pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik. Kemi bërë një ligj të standardeve më të mira, duke respektuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit. Askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese. Ligji parasheh vetëm rritje. Tani, fokusi do të jetë në sektorin privat, për rritjen e prodhimit vendor dhe nxitjen e ndërmarrësisë të hapë vende të reja pune dhe me paga më të larta”, ka shkruar Veseli.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply