Lajme nga Shqipëria

Sa herë është në hall, Rama merret me Berishën

TIRANE

Për Dashamir Shehin seanca plenare e së enjtes ishte një turp për të cilin mban përgjegjësi vetëm Edi Rama. I ftuar ne emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, kreu i LZHK-së, komentoi batutat e shëmtuara e vulgare duke i cilësuar si një metodë të Ramës për të spostuar vëmendjen nga problemet qe realisht shqetësojnë vendin.

“Nuk është hera e parë që ndodh, por është agravuar situata ka precipituar në një mënyrë që është derivat i një situate që ka ardhur duke u majisur gjatë gjithë kohës, sic thotë populli ‘zullimi këputet duke u tras, peri këputet duke u hollu, po zullumi është trashur tani’- u shpreh Shehi.

“Rama vetë me talljen e vazhdueshme, me ironinë  permanente i ka sulmuar të gjithë, nuk besoj se ka objektiv Berishën, sepse Berisha i përgjigjet nga kjo pikëpamje, që për mua edhe Berisha bën gabim s’ka pse të zbresim ne në këto situata. Por Berisha është njeriu opozitar, dhe përgjegjësinë e ka individuale, ndërsa ky është kryeministër, na përfaqëson në një farë mënyre edhe ne të tjerët” -vijoi Sheshi.

Kreu i LZHK tha më tej se Rama solli Berishën në fokus të akuzave për të shpërqendruar vëmendje, për të bërë një zhurmë më të madhe se sa zullimi që ka bërë vetë një natë më parë.

“Ky e di fort mirë që po ta provokosh Berishën, mediat do të merren me këtë, sic po merremi në fakt, ne po merremi tani me sherrin Rama-Berisha.” -theksoi Dashamir Shehi, i cili përmes batutave komentoi edhe deklaratën e Ramës se Berisha nuk mund të shkelë dot në Shtetet e Bashkuara se i është refuzuar viza.

“U pa fort mirë se ai e kalon oqeanin edhe me not. U bë zyrtare, DASH solli një letër që nuk është e vërtetë. Këtu është puna të bëjmë një zhurmë të madhe që të mbulojmë këto zullume që po bën ky njeri”- vijoi më tej Shehi.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply