Lajme nga Maqedonia

Shkupi në top listën e pesë vendeve më të ndotura në botë (Video)

Qyteti i Shkupit vazhdon të mbetet në top listën e pesë vendeve më të ndotura në botë. Pasi dy herë rresht theu rekordin dhe u radhit I pari në listë, sot kryeqyteti u radhitur në vendin e tretë në renditjen e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. “Airvisual“ raporton se Shkupi në listën e qyteteve më të ndotura gjendet pas Delhit të Indisë dhe Pekingut në Kinë.

Në dhjetë qytetet e para, përveç Shkupit nuk ka ndonjë qytet tjetër të rajonit. Në mëngjes sasi më të madhe të grimcave PM10 janë matur në Qendër dhe tek Rektorati.

Përveç Shkupit, me ajr të ndodur ballafaqohen edhe Gostivari, Strumica dhe Tetova. Ndërkaq sot në orën 13 përpara Kuvendit janë mbajtur protesta kundër ndotjes enorme të ajrit.

Tashmë një kohë të gjatë niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet regjistron shifra alarmante. Edhe përkundër masave dhe rekomandimeve nga ana e Qeverisë, Shkupi assesi nuk po zbret nga top dhjetëshi i qyteteve me ajr më të ndotur në botë. Ajnur Bafqari /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply