Lajme nga Maqedonia

Sinani: Shqiptarët i kanë dy opsione në zgjedhjet presidenciale (FOTO)

Kryeredaktori i Televizionit SHENJA, Ismail Sinani përmes një statusi në rrjetin social Fejsbuk ka thumbuar emrat e mundshëm të kandidatëve shqiptarë për zgjedhjet presidenciale. Sipas tij, shqiptarët kanë dy opsione rreth kësaj çështje: “Ose do ta votojnë kandidatin e LSDM-së ose atë të partive politike shqiptare, që sërish i bie të jetë i LSDM-së…”

Postimi i plotë:

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kanë dy “opsione” në zgjedhjet presidenciale: Ose do ta votojnë kandidatin e LSDM-së ose atë të partive politike shqiptare, që sërish i bie të jetë i LSDM-së. A nuk po e shihni se emrat e të gjithë kandidatëve shqiptarë që lakohen prej disa ditësh janë prej atyre që janë të proveniencës së LSDM-së, a?”, ka shkruar gazetari Sinani.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply