Lajme nga Shqipëria

Synonin Anglinë përmes Spanjës, kapen 4 shqiptarë në traget

SPANJË

Katër emigrantë të paligjshëm, të cilët dyshohen se janë shqiptarë janë zbuluar brenda një kamioni në tragetin që do të nisej nga Bilbao e Spanjës për në Irlandë dhe Angli.  Pas rritjes së numrit të klandestinëve drejt vendeve të ishullit, autoritetet spanjolle në bashkëpunim me Irlandën e Anglinë kanë rritur  kontrollet në porte, raporton “BalkanWeb”.

Nj numër i madh klandestinësh ka vërshuar drejt portit Santander në Spanjë dhe prej aty përmes fshehjes në kamionë brenda trageteve, ata synojnë të prekin në tokën e Mbretërisë së Bashkuar.

Pas kontrolleve, oficerët e Gardës Civile Spanjolle zbuluan katër klandestinë të fshehur midis paletave të drurit në një traget të destinuar për në Irlandë. Nuk bëhet me dije identiteti i tyre, por mediat vendase dyshojnë se të zbuluarit janë qytetarë shqiptarë.

Në 2018,  rreth 900 persona thuhet se u përpoqën të udhëtonin ilegalisht përmes portit të Santander, i cili ka linjë  tragetesh në Irlandë dhe Angli.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply