Lajme nga Maqedonia

Amdi Bajram, kandidat për president nga radhët e Lidhjes së Romëve

Një kandidat i ri hyn në garë për president të Maqedonisë. Është Amdi Bajram, kreu i Lidhjes së Romëve, i cili sonte mori mbështetje nga Komiteti Qendror i  partisë.

“Në takimin e Komitetit Qendror të Lidhjes së Romëve u vendos që kandidat i vetëm për president të Maqedonisë nga partia të jetë lideri Amdi Bajram”, thuhet në njoftimin e Adnan Memedit, anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes së Romëve.

Bajrami për momentin është deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Ai njoftoi se ka pranuar emërimin nga organi më i lartë i partisë.

ALSAT


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply