Teknologji

Aplikacioni Gmail pasurohet me tre funksione elegante

Shumë funksione të aplikacionit Inbox i cili përgatitet të largohet në pranverën e këtij viti janë inkorporuar tashmë në Gmail.

Megjithatë më shumë të tjera po vinë. Foto të një versioni eksperimental të Gmail me përkujtues, grupe kategorish dhe mesazhe që fiksohen në krye janë publikuar.

Të tre veçoritë e lartpërmendura kanë qenë disa prej shumë funksioneve që e bënë Inbox të mrekullueshëm.

Gjithashtu një buton i cili i etiketon të gjitha mesazhet si të lexuara “Mark all as read” do të integrohet pa qenë nevoja ta bëni për çdo aplikacion individualisht.

Nga fotoja e paraqitur mund të ndryshojnë shumë gjëra derisa të debutojë zyrtarisht. Megjithatë besojmë se janë pjesë e strategjisë të riprezantimit të veçorive të Inbox.

Pak ditë më parë Google ridizajnoi aplikacionin Gmail në Android dhe iOS me pamjen e re të dizajnit material. Pamja e re përdor ngjyrën e bardhë dhe elementë vizualë të rrumbullakët. Paneli në krye në ngjyrë të kuqe është eliminuar dhe tashmë zëvendësuar nga një fushë kërkimi.

Versioni i ri i aplikacionit do të bëhet i disponueshëm në ditët në vijim përmes Play Store dhe App Store. /PCWorld Albanian


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply