Lajme nga Shqipëria

Asfaltohet një tjetër rrugë në kryeqytet

Bashkia e Tiranës ka asfaltuar një tjetër rrugë në kryeqytet. Rruga “Fiqiri Basha” në Laprakë është rehabilituar me me të gjithë infrastrukturën nëntokësore, duke përfshirë rrjetin e ujërave të zeza dhe ujërave të bardha dhe shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe atyre telefonike.

Po kështu, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën për ndërtimin e gjithë infrastrukturës sipërfaqësore, asfaltim, ndriçim dhe sinjalistikë.

Njësia Nr.11 në Tiranë është një nga njësitë që ka përfituar nga investimet e Bashkisë së Tiranës. /tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply