Lajme nga Maqedonia

Bechtel&Enka do të sanksionohet për autostradën Prishtinë-Shkup

Ministri i Infrastrukturës (MI) së Kosovës, Pal Lekaj, shprehet i bindur se kontrata me “Bechtel&Enkan” për autostradën Prishtinë-Shkup, do të zbatohet në përpikëri, njofton Ekonomia Online.

Ndonëse nuk saktëson se cilat do të jenë sanksionet Lekaj i tha Ekonomia Online se shumë shpejtë do të dalin me vendim për mospërfundim të punimeve nga kjo kompani.

I pari i MI-së ka sqaruar se zyra ligjore është duke punua të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Ai thotë se sikurse ka vepruar kjo kompani kur i ka marrë Kosovës 53 milionë euro njëjtë do të veprojnë edhe institucionet vendore për cdo mosrespektim të kontratës.

“Sa i përket sanksioneve për ‘Bechtel&Enkan’ ne kemi thënë se ne do të jemi të vëmendshëm që çka të shkruhet çdo shkronjë që shkruhet në kontratë do ta zbatojmë në përpikëri dhe mendoj se qytetarët dhe opinioni publik shumë shpejtë do të njoftohet”.

“Prandaj ne sikur që ka vepruar “Bechtel&Enka”, ashtu edhe ne do të veprojmë dhe këtu nuk shoh ndonjë problem”.

“Unë nuk mundem, sepse janë duke u përpunuar në zyrat ligjore dhe pas konsultave që do t’i kemi pas vendimeve që opinionet ligjore, ne do të veprojmë”.

“Jo ende nuk është paguar, do të miratohet buxheti dhe e kemi vendimin e qeverisë që jam i thirrur që ta implementojnë”.

Lekaj ka folur edhe për autostradën e Gjilanit, e që shpreh i bindur se do të jetë projekti i parë që do të përfundojë para kohës, por nuk jep afate se kur do të jetë e qarkullueshme.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply