Lajme nga Maqedonia

Besa, pr/ligj për etninë në letërnjoftime

Lëvizja Besa krahu i Bilall Kasamit ka filluar me përgaditjen e propozim-ndryshimeve në Ligjin për dokumentet personale me qëllim miratimin e përcaktimit të përkatësisë etnike në letërnjoftime. Sipas tyre, konsultimet janë duke u zhvilluar brenda subjektit ku edhe janë kyçur ekspertë. Megjithatë, deputeti Fadil Zendeli thekson se për propozimin e tyre dhe harmonizimin e qëndrimeve me Qeverinë do të pritet koha e duhur.

Ne brenda Lëvizjes Besa i bëjmë të gjitha përgaditjet e duhura përfshi kontekstin normativ të propozim-ligjti por edhe rreth procedurës se si neve si subjekt do ta parashtrojmë. Në momentin e duhur kur do të krijohet kushtet dhe klima adekuate do të duhet që kjo marrëveshje që u arrit mes Lëvizjes Besa dhe Qeverisë, do të duhet të merr trajtën e propozim-ligjit dhe të miratohet në Kuvend në përputhje me marrëveshjen që e arritëm me Qeverinë”.  – theksoi Fadil Zendeli, Deputet i Levizjes Besa

Nga Qeveria thonë se akoma nuk kanë filluar me përgaditjen e ndryshimeve. Sipas tyre, për momentin rëndësi i kushtohet zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Konsultime politike mes subjekteve janë duke u zhvilluar në vazhdimësi. Në periudhën që pason, kur të konkretizohen qëndrimet do të publikohen detaje”.  –u shprehën nga Qeveria

Marrëveshja për vendosjen e grafës së përgatësisë etnike në letërnjoftime u arrit ditën kur Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen  e Prespës. Kërkesa që doli nga Lëvizja Besa kushtëzonte miratimin e ndryshimeve. Kërkesa e paritsë opozitare shqiptare erdhi pasi kryeministri Zoran Zaev nuk pranoi propozimine tyre që nënshtetësia të përcaktohet në Ligjin Kushtetues me gjuhën shqipe dhe jo gjuhën që e flasin 20 për qind e popullatës. Me vendosjen e grafës për përkatësi etnike në letërnjoftim, Maqedonia bëhet vendi i parë në rajon e cili pëcakton etninë në dokumente personale. Aktualisht, vetëm me letërnjoftim qytetarët e Maqedonisë frekuentojnë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën.

Adrian Kerimi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply