Lajme nga Maqedonia

Çerdhet e Shkupit të zbrazura, fëmijët nuk janë kthyer pas pushimit dimëror

Çerdhet e Shkupit të zbrazura. Shumica e fëmijëve të regjistruar nëpër to nuk janë kthyer pas pushimit dimëror. Një pjesë e fëmijëve, pasi janë kthyer janë refuzuar të pranohen nëpër çerdhe si pasojë e mos pranimit të vaksinës MRP kundër fruthit, derisa një pjesë tjetër insistojnë të pranohen pa u vaksinuar. Drejtoresha e njërës nga çerdhet më të mëdha të Shkupit “Majski Cvet” në Karposh thotë se nuk dihet se çfarë do të ndodh me fatin e fëmijëve të pa vaksinuar, meqë të njejtët do të mbeten jashtë sistemit të përkujdesjes dhe edukimit nëpër çerdhe.

Çdo ditë lajmërohen prindër të fëmijëve, vijnë pyesin dhe refuzojnë ta pranojnë vaksinën MRP ndonjëri prej tyre ka arsye, psh ndonjë sëmundje dhe thonë se do të sjellin vërtetim se fëmija smund ta merr vaksinën por ato raste nuk i pranojmë. 4:20 Diku pesë prindër të fëmijëve janë lajmëruar se nuk duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe se vetë ata do të bartin përgjegjësi. 4:38 Rreth 15 fëmijë kanë ardhur dhe kam refuzuar t’i pranoj në çerdhe sepse nuk e kanë pasur vërtetimin se janë të vaksinuar, thonë se nuk duan t’i vaksinojnë dhe thonë se është vendimi jonë të mos e vaksinojmë dhe ju jeni të detyruar ta pranoni fëmijën”.  – theksoi Angela Angelova, Drejtore e çerdhes “Majski Cvet”

Nga ana tjetër një grup prindërish të cilët kundërshtojnë që fëmijët e tyre t’i vaksinojnë me vaksinën kundër fruthit, kërkojnë nga ministria e Shëndetësisë që të krijojë paralele të posaçme në të cilat do të qëndrojnë të gjithë fëmijët e pa vaksinuar.

Vjollca Aliti


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply