Lajme nga Shqipëria

Elbasan, shoqërohet protestuesi, deputeti i PD drejt komisariatit

Qindra qytetarë të Elbasanit protesuan sot në zemër të qytetit, në parkun Rinia, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Ramës, ndërsa i bënë thirrje qytetarëve të Elbasanit të bashkohen në protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë. Por në përfundim të protestës, Partia Demokratike njoftoi se një prej protestuesve është ndaluar papritur.

Raportohet se ai është dërguar në komisariat, aty ku ka shkuar për tu interesuar edhe deputeti i PD, Klevis Balliu.

KERKESAT E PROTESTUESVE

Rikthimi i shpresës për të jetuar në Shqipëri, mundësi punësimi, uljen e çmimeve të naftës, dritave, ushqimeve, ndaljen e betonizimit të skajshëm, ndaljen e krimit që ka marrë peng qytetin e Elbasanit, ishin kërkesa kryesore të protestuesve.

“Ka ardhur koha që të protestojmë vëllezër. Ekonomia jonë është e dobët dhe vetëm na kanë gënjyer. Ku janë 200 mijë vendet e punës? Ne i kërkojmë qeverisë që të ulet çmimi i karburantëve, i energjisë, të hapë vende pune që fëmijët tanë të mos ikin jashtë shtetit. Vendi ynë është këtu. Ndaj në datën 16 të jemi të gjithë në Tiranë. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve”, tha një prej pensionistëve të Elbasanit.

“U bëj thirrje të gjitha grave dhe nënave në 16 shkurt të jemi të gjithë në Tiranë. Të jemi në emër të fëmijëve tanë, në emër të gjallërimit të jetës në këtë vend që fëmijët të mos largohen nga ky vend. Ky vend po vdes cdo ditë dhe ti japim shpresë”, apeloi një qytetare e Elbasanit.

“Ky qytet nuk mund të jetë arkivol ndaj me 16 shkurt duhet t’i japim shuplakën dhe shkelmin e duhur Edi Ramës”, tha aktivisti Aulon Kalaja.

Në përfundim të protestës, qytetarët e Elbasanit bënë thirrje për bashkim për të ndalur rrënimin e qytetit të tyre nga krimi i organizuar që po i merr të ardhmen qytetit të tyre.
(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply