Lajme nga Diaspora

Ermonela Jaho shkëlqen edhe në Londër

E Diel, 3 Shkurt 2019 – 13:30
albinfo.ch

Edhe njëherë Traviata. Edhe një herë Ermonela Jaho. Pas Parisit, në Londër. Një artiste që nuk di të ndalet me interpretimet e saj rrëqethës. Pas interpretimit të Ermonela Jahos, në “Royal Opera House”, duke publikuar një video të sopranos shqiptare gjatë interpretimit do të deklaronte: “Kjo është prova se opera është forma më e fundit e artit. Thirrja emocionale e Ermonela Jahos, pasi dha 100% nga vetja në transmetimin live të “La traviata-s” në kinematë tona”.

Performanca e saj është unike, e pangatërrueshme me atë të njerëzve të tjerë të së shkuarës apo së tashmes. Ndërton dhe interpreton një personazh që është dhe do të mbetet i saji, shkruan ‘Lexo.al’.

Çelësi i saj interpretues është i përbërë nga klasi, ndjenja, sensacioni akut i dhimbjes, që shoqërohet nga elegance e lëvizjes të një trupi që duket sikur është i pushtuar nga muzika, përcjell albinfo.ch.

Ashtu siç kritika nënvizon, ndihet në performancën e saj frekuentimi i repertorit të belcanto-s, që rrëmben të pranishmit në sallë e që i bëjnë të fluturojnë në këngën e saj. Pastaj, lëvizjet e saj në skenë me karizmën e një aktoreje të konsumuar, por Jaho është më shumë se një aktore, është personazhi që merr jetë dhe formë.

“La Traviata”-s e Verdit u drejtua nga Antonello Mancorda, si dhe përfshiu një nga personazhet më të dashur të Royal Operla, Placido Domingon.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply