Lajme nga Kosova

Eskalon emocionalisht Labi: Taksën mos e hiq bre, bëje 200%

Labinot Tahiri, këngëtar, deputet dhe aktivist humanitar nga Ferizaji, ka eskaluar emocionalisht duke lutur Kryeministrin Haradinaj, për mos heqje dhe ngritet të taksës në 200%, trasnmeton Gazeta Metro.

Deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri ka publikuar një fotografi me kryeministrin Ramush Haradinaj të cilin e përkrah fuqishëm për mbajen e taksës 100%.

Madje Tahiri i bën thirrje kryeministrit që taksa të mbahet, bile të bëhet 200%, shkruan Periskopi.

”O shumë bre , shumë e duam Amerikên! E kemi dashur edhe në kohên e Jugoslavisê bre! Ama, Serbia bre! Serbia na e ka kallur loqkën e Zemres bre, na e ka ba Kosovën me gjakun e pa lëshyer , e kurrë llogari nuk dha! Nuk dha llogari as për 1400 fëmjjët qê i ka vrarë e masakruar që nga viti 1981 e deri më 1999! Kryeministër, urime që kaluam Buxhetin, e urime për shumë vendime që ke marrë, ama TAKSËN, TAKSËN MOS E HIQNI BRE MBAJENI E BEJENI 200 pêrqind%. Derisa të njoh SERBIA KOSOVÊN si Shtet’’, ka shkruar Labi në Facebook.

Amerika dhe Bashkimi Evropian janë ato që kanë dhënë ultimatum që taksa të hiqet menjëherë. Ende nuk dihet se çka do ndodh, përderisa Haradinaj për çdo ditë në deklaratat e tij thotë se mbron fuqishëm vendimin e tij për taksën.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply