Lajme nga Maqedonia

Intervistohen kandidatët për anëtarë të Antikorrupsionit (Video)

Komisioni për selektimin e anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ka filluar sot me intervistimin e kandidatëve të cilët janë paraqitur në konkursin public. Nga 30 minuta kohë kanë rreth 58 kandidatë të cilët kanë kaluar filtrin e parë nga 80 sa ishin paraqitur gjithsej. Përveç fjalës së tyre, kandidatët përgjigjen edhe në pyetjet të cilat i parashtrojnë anëtarët e komisionit për selektim, si dhe përfaqësues të sektorit civil dhe institucioneve të tjera. Në mesin e të intervistuarve të parë kishte edhe ish funksionar politik, persona të zgjedhur më parë në trupa të tjerë rregullativ, si dhe emra të cilët nuk kanë qenë bartës të funksioneve të larta shtetërore.

Nuri Bajrami, kandidat
“Nëse e themi të paskrupullt dhe nëse e përdorim mjetin e vetëm që e përdorte komisioni paraprak “paralajmërim public”, të kthehem në kohën e Aristotelit, Platonit ose Monteskie se korrupsioni është shkatërrim dhe të ngelet në të. Nuk do të doja të jem I paskrupullt sepse ligji i ri parasheh aq mekanizma edhe pse në praktikë zgjidhja do të shihet nëse ka nevojë për përmirësohet, por  a mjaftueshëm mekanizma që mundësojnë do të thotë, komunik, afate të caktuara deri kur duhet të respektohen”

Intervistat e plota me 58 kandidatët do të publikohen në servisin publik pas përfundimit të të gjitha intervistave. Pas përmbylljes së kësaj procedure, anëtarët e komisionit për selektim do të përzgjedhin 5 kandidatët të cilët do të vlerësohen si më të denjë për të qenë pjesë e komisionit për parandalimin e korrupsionit. Emrat e tyre do ti propozohen edhe Kuvendit për miratim gjatë javës së ardhshme. Arben Zeqiri /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply