Lajme nga Kosova

Kurti e pyet Veselin se a ka qenë Thaçi në UÇK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i PDK-së ka bërë thirrje që partitë politike të Kosovës të bashkohen për dialog, pasi siç tha ai nëse nuk bashkohemi do të jemi më të dobët përball Serbisë.

Kurse lideri i VV-së, Albin Kurti pasi e ka pyetur Veselin se a ka qenë presidenti Thaçi në UÇK, ka kërkuar konsensus për hartimin e kërkesave që do t’i bëheshin Serbisë për njohje dhe kthim të borxhit.

Veseli në fjalimin e tij të mbajtur gjatë debatit për Projektligjin për dialog, ka theksuar se nga dita e parë ka në UÇK, ndërsa ka pohuar se “pesë pare s’i jap për Gjykatën Speciale”.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje deputetëve që të bashkon në dialogun me Serbinë, ka pohuar se të ndarë do të jemi më të dobët.

“Veç se ne e kemi një kundërshtar të vetëm të Kosovës, ajo është Serbia dhe aktualisht një perfid, i cili i ka promovuar politikat e gjenocidit mbi shqiptarët, dhe ai është presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiqi… Ne po shkojmë në votim, mirë ka qenë me qenë bashkë. Të ndamë kemi me qenë më të dobët. Serbia ka me përfituar dhe asnjëri prej partive këtu”, ka theksuar Veseli.

Kurse lideri i VV-së, Albin Kurti e ka kërkuar konsensus për hartimin e kërkesave që do t’i bëheshin Serbisë për njohje dhe kthim të borxhit.

“Meqenëse se qenka bashkëluftëtar i presidentit, se ai ka deklaruar për Euro Nëse se ka qenë larg vijave të fronit. A është e vërtetë kjo?  Pse e ka deklaruar? Nga cili pozicion i trimërisë vjen një deklaratë e tillë. E para, e dyta, ne mund ët bëjmë konsensus këtu në Kuvendin e Kosovës, por mund të bëjmë konsensus ndaj Serbisë. Pse nuk ulemi bashkë me i shkru nja 10 kërkesa Serbisë si Kuvend, si Kuvend dhe si qeveri”, tha Kurti dhe ka shtuar që nuk duhet të hyhet në dialog pa ia kërkuar borxhin Serbisë dhe njohjen e Kosovës, raporton KP/Telegrafi.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply