Lajme nga Shqipëria

Në këtë datë Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zbuluar se më 6 shkurt do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të dokumentit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“Më 6 shkurt do të shënojmë historinë: Aleatët e NATO-s do ta nënshkruajnë protokollin për inkuadrim me Maqedoninë e Veriut së bashku me MPJ Dimitrov”, shkroi Stoletenberg në Twitter.

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Maqedoni, e pastaj edhe në Greqi, është larguar pengesa e fundit për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike, gati pas 11 viteve pas bllokadës greke në Samitin e Bukureshtit, në prill të vitit 2008.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, në praninë e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. 29 ambasadorët e vendeve anëtare do ta nënshkruajnë protokollin, pas çka Maqedonia do të mund të marrë pjesë në të gjitha “formatet kyçe” të Këshillit veriatlantik.

Siç sqaroi ambasadori slloven pranë NATO-s, Jelko Kacin, në një intervistë për MIA-n, Maqedonia nuk do të mund të marrë pjesë në mbledhjet ku shkëmbehen informacionet më të ndjeshme, derisa nuk bëhet anëtare e plotfuqishme dhe me këtë e arrin njohurinë e nevojshme për udhëheqje me atë lloj të informacioneve të ndjeshme.

Pas nënshkrimit të protokollit për inkuadrim, secili vend anëtar i NATO-s do të duhet ta ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë, procedurë e cila mund të zgjasë maksimum dy vite, edhe pse pritjet janë se do të duhej të përfundojë në fillim të vitit 2020, ndoshta edhe në fund të këtij viti. Vendet si Kanadaja dhe Belgjika njohin procedura edhe më të gjata dhe më komplekse të ratifikimit. Sipas burimeve diplomatike në Greqi, pritet që Athina ta ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë në fund të javës në vijimi, më 8 shkurt.

Pas nënshkrimit të protokollit nga  29 vendet anëtare të Aleancës  do të ngrihet flamuri i Maqedonisë të Veriut së bashku me ata të të gjithë vendeve anëtare para selisë së Aleancës në Bruksel, ndërsa përfaqësia e përhershme diplomatike e vendit do të duhej të bartet gjithashtu në zyrat e reja së bashku me anëtaret e tjera.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply