Lajme nga Maqedonia

Nikollovski: Me ndryshim të shpejtë të Ligjit dhe vendim shteti do ta paguajë borxhin për vreshtarët për rrushin e dorëzuar para disa viteve

Me ndryshime të reja të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural të hënën do të sillet vendim me të cilin shteti do ta ndërmarrë borxhin ndaj vreshtarëve të cilët kërkojnë para për rrushin e dorëzuar para disa viteve, që të paguhen në afat sa më të shkurtër kohor.

“Ekziston mundësi juridike dhe me kryeministrin u morëm vesh që të enjten në seancë të veçantë qeveritare, të sillet ky vendim, para shpalljes së zgjedhjeve. Menjëherë pas evidentimit nga ana e Inspektoratit dhe Agjencisë Pagesore, të paguhen paratë për vreshtarët prej mbi 1,5 milionë euro”, tha ministri.

Në periudhën e kaluar ishin konstatuar borxhet për rrushin e blerë në vitet e kaluara.

Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev theksoi se kënaqësia është e madhe, para së gjithash për disa komuna nga Tikveshi dhe kryetarët e komunave, si dhe për të gjitha institucionet publike.

“Tashmë kishte mllef për shkak të obligimeve të papaguara drejtë vreshtarëve për katër vjet. Është mirë që kjo u zgjidh për një periudhë të shpejtë, që për mua është krenari. Të gjitha ata të cilët morën pjesë në këtë proces punuan me përkushtim të madh si për para të tyre, që të dëmshpërblehen vreshtarët. Është mirë kur të gjithë janë të kënaqur”, theksoi Jançev.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply