Lajme nga Maqedonia

Nisma qytetare bllokon rrugën drejt Kodrës së Diellit

Rruga për në pikën turistikë Kodra e Diellit sot në mëngjes është bllokuar që në orën 7 e 20 minuta, duke pamundësuar për 40 minuta kalimin e autobusit  që bart punëtorët, i cili është nën pronësi të kompanisë “ Elem Turs” që menaxhon me Kodrën e Diellit .

Kjo ishte  mënyra e radhës që aktivistët e iniciativës qytetare “ Të shpëtojmë Kodrën e Diellit” , kishin zgjedhur për të shprehur revoltën e tyre për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo pikë turistikë. Ata kërkojnë që kompanisë ELEM t’i merret menaxhimi me Kodrën e Diellit, sepse nuk ka bërë asgjë për mënjanimin e mangësive të shumta, siç janë: mungesa e infrastrukturës, rruga e shkatërruar, mungesa e hapësirës për parking të veturave dhe shumë të tjera.

Jo ELEM. ELEM dorëzohu. Qeveria dhe të gjitha institucionet tjera duhet që kërkesat tona t’i përfillin. Gradualisht ne do të vazhdojmë me bllokada të tilla që përfundimisht ELEM të bllokohet dhe t’I thuhet “JO”. Ata nuk kanë ndërmend të dorëzohen, por qytetarët do të jenë ata të cilët do t’ i dëtyrojnë të dorëzohen. – theksoi Hamdi Sulejmani – Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

Ata thonë se me bllokimin e herëpashershme të rrugës, nuk do të pengojnë vetëm kalimin e punëtorëve, por edhe të turistëve. Vendimi për bllokimin e rrugës ka ardhur si pasojë e heshtjes së  kryeministrit Zoran Zaev, lidhur me ftesën që iu bë nga protestuesit, për të ardhur personalisht në vizitë të Kodrës së Diellit..
Të premten komuna e Tetovës ka prezantuar planin urbanistik për Kodrën e diellit, por nga Iniciativa Qytetarë thonë se Komuna ka vendosur të miratojë një plan që nuk mund të realizohet asnjëherë. Plani veç tjerash, parasheh parcela të reja për vikend shtëpiza, parking në tre kate, parcela të reja për hotele, rregullim të infrastrukturës rrugore si dhe të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Evi Shkopi


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply