Lajme nga Maqedonia

Policia mbrëmë ka arrestuar gjashtë balerina nate në objekt hotelerik në Sedllarcë të Tetovës

Në Tetovë kapen gjashtë balerina nate nga Shqipëria

Policia mbrëmë ka arrestuar shtetase të huaja të cilat gjatë natës janë kapur në një objekt hotelierik në fshatin Sedllarca e Epërme, afër autostradës Tetovë-Gostivar.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se mbrëmë në periudhën prej orës 00.00 deri në orën 03.00 nëpunës policorë kanë kryer aksione kontrolli në një objekt hotelierik në fshatin Sedllarca e Epërme afër autostradës Tetovë-Gostivar.

Gjatë kontrollit në objekt janë kapur 10 femra, prej të cilave tre nga Republika e Maqedonisë, gjashtë nga Republika e Shqipërisë dhe një nga Kosova. Shtetet e huaja janë arrestuar në Stacionin e policisë në Tetovë për procedurë të mëtejshme Për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply