Lajme nga Kosova

Prishtinë, degët e thyera nga era e fortë dëmtojnë veturat (Foto)

Era e fortë, që ka fryrë sot në Prishtinë, ka shkaktuar dëme si pasojë e degëve të thyera të drujnve.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga Lagjja e Muhaxherëve në kryeqytet.

Aty, nga era e fortë janë thyer degët e një peme.

Degët kanë dëmtuar disa vetura që ishin të parkuara afër, shkruan Kallxo.com.

Qytetari ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Jashar Salihu”.

Sot është raportuar edhe për dëmtimin e një veture nga një pemë e thyer edhe në lagjen “Dardania”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply