Lajme nga Shqipëria

Projekti i “Unazës së Re” pa transparencë dhe pa garë, paligjshmëri ekstreme

Ora 14:10 – Presidenti Ilir Meta ka dalë me qëndrim zyrtar për projektin e Unazës së Re, ku banorët e kësaj zone protestojnë prej 3 muajsh duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Në një komunikim zyrtar, Meta thotë se ky projekt është bërë pa transparencë dhe pa garë, duke e dhuruar tenderin.

QËNDRIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS MBI ZGJIDHJEN E KËSAJ ÇËSHTJE

Presidenti i Republikës, në vlerësim të gjendjes së paligjshmërisë ekstreme të konstatuar nga keqfunksionimi i institucioneve të administratës shtetërore dhe të situatës së krijuar, vlerëson se kjo çështje mund dhe duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare.

 Për këtë është e domosdoshme që qeveria të tregojë vullnetin politik dhe të ndërmarrë këto masa të menjëhershme:

–          Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit duhet të anullojnë menjëherë Projektin për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, që pretendohet të zbatohet i cili është miratuar me Vendim nr. 1, datë 20.11.2018 të KKT-së;

–          Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ARRSH të ndërpresin dhe të  anulojnë menjëherë çdo procedurë prokurimi që po realizohet bazuar në projektin ekzistues me qëllim ruajtjen e financave publike dhe shmangjen e çdo pasoje negative për interesin publik dhe cenimin e të drejtave të pronësisë së qytetarëve;

–          Skualifikimi i operatorëve ekonomikë nga gara e dytë e hapur nga ARRSH, nuk e zgjidh çështjen, por krijon premisë që nëpërmjet procedurave administrative dhe gjyqësore të ankimit ky projekt i deformuar të marrë rrugë me pasoja ekonomike për buxhetin e shtetit;

–          Pas anullimit të plotë të projektit ekzistues të nisin procedurat me garë të hapur për të realizuar një Projekt të Ri, i cili do të duhet të ofrojë zgjidhjen më të mirë  teknike për zhvillimin urban të Tiranës;

–          Gjatë fazës së hartimit të projektit të hapet menjëherë dialogu për konsultim publik me banorët e kësaj zone për mënyrën së si kjo vepër publike duhet të zhvillohet, dhe të vlerësohen objektivisht mendimet dhe opinionet e tyre. Përfshirja e ekspertëve të pavarur do ta ndihmonte për të rritur cilësinë e projektit të ri dhe besimin publik ndaj tij;

–          Të pezullohet zbatimi dhe të shfuqizohet menjëherë cdo procedurë apo akt administrativ që ka të bëjë me përjashtimin e objekteve nga procesi i legalizimit apo i prishjes së ndërtimeve, referuar projektit ekzistues;

–          Të shfuqizohen nga IKMT të gjitha gjobat administrative që ky organ ka vendosur së fundmi përkundrejt banorëve në mënyrë subjektive në lidhje me realizimin e këtij projekti.

–          Të merren masa nga autoritet përgjegjëse për rivendosjen urgjente të ndriçimit publik, të hequr në mënyrë të paligjshme, pasi mungesa e tij është bërë burim aksidentësh me pasoja shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

–          Të pezullohet menjëherë çdo procedurë shpronësimi për interes publik e cila ka nisur me kërkesë të ARRSH-së, bazuar në projektin ekzistues ;

–          Pas miratimit konform ligjit të një projekti të ri dhe të besueshëm, të ndiqet me shumë rigorozitet procedurat e shpronësimit publik pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas kërkesave që dikton ligji;

–          Gjatë ndjekjes së procedurave të shpronësimit, në rast se preken pasuri pronë private që nuk është pajisur me dokument pronësie dhe ndodhen ende në proces legalizimi, të bëhet një vlerësim i bazës ligjore ekzistuese dhe nëse ajo vlerësohet e mangët të krijohet shtrati i nevojshëm ligjor me qëllim trajtimin me shpërblim të të gjithë qytetarëve në mënyrë sa më të drejtë, duke ruajtur interesin publik dhe të drejtat themelore të tyre të pronës së krijuar dhe poseduar prej një kohe të gjatë .

–          Ministria e Insfrastrukturës dhe Energjisë, ARRSH, Këshilli i Ministrave të studiojnë me vëmendje dhe të përshtasin legjislacionin në këtë fushë me qëllim që të realizohet një trajtim i drejtë, dhe i barabartë i qytetarëve në lidhje me pronat dhe banesat e tyre që mund të preken nga ky projekt i ri.

Kur ka vullnet nga qeveria dhe institucionet përgjegjësë, gjithmonë ka zgjidhje.

–          Për këtë, duhet sjellë në kujtesë qëndrimin që Këshilli i Ministrave ka mbajtur në disa raste gjatë viteve 2011, 2012, 2015, në zbatimin e disa projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore, të tilla si zgjatimi i Bulevardit Zogu I, pjesa tjetër e Unazës së Madhe (segmenti Pallati me Shigjeta –Kopshti Zoologjik), si dhe Unaza hyrëse e qytetit të Vlorës, të cilat në mungesë të kuadrit ligjor për rregullimin e çështjeve të pronësisë të objekteve që prekeshin, kanë bërë të mundur që qeveria me VKM 563/2011, VKM nr.560/2012, VKM nr. 133/2015, të ndërhyjë për zgjidhjen e çështjes;

–          Procedurat e prokurimit për këtë vepër publike të hapen ndërkombëtarisht konform ligjit pasi të jetë formalizuar një projekt solid, i qëndrueshëm dhe objektiv duke nxitur konkurencën e lirë të operatorëve vendas dhe ndërkombëtar;

–          Tirana ka nevojë për ndërtimin dhe funksionimin e Unazës së Madhe, por ajo duhet të realizohet duke respektuar të drejtat themelore të qytetarëve, për një zgjidhje të drejtë dhe duke shfrytëzuar në mënyrë eficente buxhetin e shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me transparencën e plotë që realizimi i këtij projekti kërkon;

–          Qeveria Shqiptare, dhe gjithë institucionet publike, duhet të reagojnë me përgjegjshmëri të lartë ndaj kësaj situate të krijuar.

–          Ato duhet të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore, për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban që ndikon jo vetëm në jetën e banorëve të zonës por gjithë qytetit të Tiranës, në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

–         Presidenti i Republikës, inkurajon Prokurorinë e Republikës së Shqipërisë që të kryejë një hetim të gjithanshëm mbi këtë çështje në të gjitha dimesionet e saj, pasi shkeljet në realizimin e këtij projekti janë të rënda, evidente dhe në kundërshtim me gjithë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Shqipërisë.

–         Presidenti i Republikës do ta përcjellë këtë qëndrim publik edhe në adresë të organit të akuzës, me qëllimin final zbardhjen e plotë, në mënyrë objektive dhe të pavarur, të të gjitha shkeljeve ligjore dhe dhunimit të lirive të drejtave të njeriut.

–         Po kështu, Presidenti i Republikës i kërkon Avokatit të Popullit të hetojë për të evidentuar të gjitha shkeljet e ligjit dhe të drejtave të njeriut.

–         Presidenti i Republikës fton të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile të angazhuara në luftën kundër korrupsionit për zbardhjen e të gjithë shkeljeve dhe abuzimeve gjatë procesit të hartimit dhe realizimit të këtij projekti.

Reflektimi i shpejtë, i sinqertë dhe i thelluar ndaj kësaj çështje në tërësinë e saj do të ndihmonte ndjeshëm në rikthimin e besimit publik te shteti i së drejtës dhe sundimit të ligjit.

 Ky reflektim është i domosdoshëm edhe për rritjen e besimit edhe të partnerëve ndërkombëtarë në seriozitetin e shtetit tonë për të luftuar korrupsionin, forcuar zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, cështje shumë të rëndësishme edhe për çeljen e negociatave për anëtarësimin me Bashkimin Evropian.

Ora 12:50 -Meta pret banorët e Unazës së Re: Së shpejti do kem qëndrim zyrtar

Presidenti Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit nga mbikalimi i pallatit me shigjeta tek rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”.

Meta u informua për të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që sipas tyre nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse.

Presidenti theksoi se e ka ndjekur me vëmendje këtë situatë, si dhe ka kërkuar prej kohësh informacion zyrtar nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse për këtë çështje.

Presidenti Meta u garantoi banorëve të “Unazës së Re” se së shpejti do të mbajë një qëndrim të qartë zyrtar për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në përputhje me kornizën kushtetuese e ligjore. /tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply