Lajme nga Shqipëria

Së shpejti do kem qëndrim zyrtar

Presidenti Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit nga mbikalimi i pallatit me shigjeta tek rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”.

Meta u informua për të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që sipas tyre nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse.

Presidenti theksoi se e ka ndjekur me vëmendje këtë situatë, si dhe ka kërkuar prej kohësh informacion zyrtar nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse për këtë çështje.

Presidenti Meta u garantoi banorëve të “Unazës së Re” se së shpejti do të mbajë një qëndrim të qartë zyrtar për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në përputhje me kornizën kushtetuese e ligjore. /tvklan.al


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply