Lajme nga Bota

Shkon në 27 numri i viktimave nga të ftohtit në ShBA (Video)

Temperaturat polare që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ka bërë që 27 persona të humbin jetën dhe të anulohen mbi 2,600 fluturime aeroplanësh pasi gjithçka pothuajse është ngrirë.

Dy persona kanë vdekur në Detroit, Michigan, ku temperaturat kanë rënë në mënyrë drastike nga e marta, kurse parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se ato do të bien edhe më shumë në ditët në vazhdim.

Policia ka gjetur trupin e pajetë të një burrë në një rrugë jo larg shtëpisë së tij në Detroit.

Ekspertët e motit kanë thënë se temperaturat e ulëta janë shkaktuar nga lëvizja e “vorbullit polar” – një rrymë e ajrit që zakonisht sillet rreth stratosferës mbi Polin e Veriut, duke e cilësuar këtë të ftohtë si më të rëndin në dy dekadat e fundit.

Mediat amerikane raportojnë se një burrë 55-vjeç është gjetur i ngrirë dhe pa shenja jete në garazhin e shtëpisë në Milwaukee, transmeton Klan Kosova. Për fat të keq, të njëjtin fat e ka pasur edhe një 9-vjeçar në Iowa dhe një çift bashkëshortor që kishin ngecur brenda veturës në Indiana.

Zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se temperaturat vetëm sa do të ulen edhe më shumë në ditët në vazhdim, kurse parashikuesit e motit këshillojnë qytetarët të mos marrin frymë thellë derisa janë duke ecur nëpër rrugë, pasi që ajri i ftohtë mund t’ju shkaktojë probleme shëndetësore.

The post Shkon në 27 numri i viktimave nga të ftohtit në ShBA (Video) appeared first on Telegrafi.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply