Lajme nga Bota

Shpërthimi në një restorant në Greqi i merr jetën tre grave (Video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një shpërthim në një restorant i ka marrë jetën 3 personave.

Mediat lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në një restorant në Kalamata të Greqisë.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të vdekura tre gra, dy punonjëse dhe bashkëshortja e pronarit të restorantit.

Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 50 vjeç, raporton Protothema.

Dyshohet se shkak i shpërthimit të fuqishëm të ketë qenë një bombol gazi në kuzhinën e restorantit.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply