Lajme nga Diaspora

Shqipëria turistike, atraktive edhe për vizitorët zviceranë

E Diel, 3 Shkurt 2019 – 20:37
albinfo.ch

Shqipëria ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ “Fespo 2019”” në Zürich të Zvicrës, ku janë prezantuar bukuritë natyrore dhe mundësitë që ofron për turistët.

Edhe këtë herë bukuritë shqiptare janë prezantuar nga Saimir Shala, i cili tashmë organizon udhëtime grupore nga Zvicra për në Shqipëri.

Standin ku po flitet për Shqipërinë e ka vizituar edhe Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni, shkruan albinfo.ch.

Diplomati nga Tirana thotë se nga viti në vit ka rritje të numrit të turistëve zviceranë.

“Janë të paktën 4 mijë turistë më shumë zviceranë që kanë vizituar Shqipërinë vitin e kaluar”, deklaron Gjoni

Se e ka bërë shteti mjaft për të promovuar turizmin jashtë vendit, diplomati shqiptar përgjigjet: “Tirana ka punuar për të pasuruar imazhin e vendit në sy të botës, dhe kjo, sipas tij, është bërë nga përfaqësitë diplomatike dhe mediat që kanë shkruar vazhdimisht për Shqipërinë si atraksion turistik. “

“Ne vitin e kaluar kapëm shifrën 5 milionë turistësh ndërsa deri në vitin 2020 synojmë 10 milionëshin. 5 milionë turistë për një popullsi prej 3 milionësh nuk është pak dhe është një tregues për bumin e këtij sektori të ekonomisë në Shqipëri, e që po kthehet në një nga sektorët më të qëndrueshëm të vendit.

Agjencia e Turizmit e Shqipërisë ende nuk e ka përcaktuar Zvicrën, si vend për të marrë pjesë në një panair ku do të prezantohen bukuritë shqiptare, por këtë po e bënë për dy vjet i vetëm Saimir Shala, në panairin Fespo në Zürich

Por autoritetet e turizmit Shqipëri- Kosovë kanë punuar bashkë në mënyrë intenzive dhe tani sipas diplomatit nga Shqipëria janë në fazën e formalizmit  për të krijuar në kuadër ligjor turizmi.

Ka shumë zviceranë që ndalen te stadi i Saimirit dhe interesohen për Shqipërinë dhe bukuritë që ka vendi.

“Ne kemi më shumë produkte për turizmin malor, sidomos për Jugun e Shqipërisë Thethin dhe Valbonën.”, tha Saimir Shala,  I veshur me veshje kombëtare shqiptare, cili po prezanton bukuritë e Shqipërisë para mongolisë, vendi pritës i panairit të sivjetëm

Saimir nuk po e pyesin më se si është siguria në Shqipëri.

“Impakti me kësaj ngjarje është të ndërtojmë ura, por të gjitha punët po shkojnë në drejtim të duhur.”

Me “Albanien Reisen” është rritur puna 300 për qind.

“Që nga tani ende pa filluar sezoni janë bllokuar të gjitha vendet për pranverë do të thotë interesimi është i madh. Interesimi është i madh edhe i kompanive zvicerane turistike që nuk e kanë programet e tyre edhe Shqipërinë.”

Tashmë edhe Hotel Plan dhe Kuoni kanë kërkuar më shumë informacione për hotelet shqiptare.

Shtimi i linjave Zürich-Tiranë do ta rrisë numrin e turistëve zviceranë në Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë Ilir Gjoni pret që shtimi i linjave Zürich-Tiranë do ta rrisë numrin e turistëve zviceranë në Shqipëri.

“Zvicra ka potencial turistik për Shqipërinë edhe për shkak të çerek milionit të diasporës shqiptare që jetojnë në vendin helvetik. Të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu kanë miq, shok, kolegë që iu flasin për bukuritë shqiptare.

Kompania zvicerane Edelweis dhe ajo “Germania Flug AG”  do ta zgjerojnë rrjetin e tyre të qarkullimit dhe gjithashtu do të fluturojë edhe në vendin e shqiponjës dykrenare: Në verën e vitit 2019, kryeqyteti shqiptar i Tiranës do të shtohet në orarin e fluturimeve.

Nga data 1 prill 2019, linja ajrore Edelweis do të fluturojë nga Cyrihu për në Tiranë, gjatë ditëve të hëna dhe të premte  ndërsa “Germania Flug AG”  do të fillon nga 30 maji, cdo të enjte dhe të dielave.

Lejla Ibrahimi, e cila drejton kompaninë “Air Prishtina” po vizitonte standin e Shqipërisë në Zürich është e bindur se numri I turistëve zvicernaë do të rritet edhe me shtimin e linjave ajrore direkte Zürich Tiranë.

Ibrahimi flet nga përvojat që kanë si “Air Prishtina” me tregun e Kosovës dhe Maqedonisë duke shtuar llojllojshmërinë e paketave tursitike në tri vende Kosovë-Maqedoni dhe Shqipëri.

“Ne kemi për qëllim të ofrojmë paketa turistike për fundjavë “Citytrips”. Të enjten është fluturimi pasdite nga Cyrihu ndërsa të dielën pasdite është kthimi nga Tirana. Ne si “Air Prishtina” synojmë të zgjerojmë rrjetin edhe në Shqipëri duke sjell paketa kualitative të cilat i organizojmë sipas kërkesave të turstëve. Ne punojmë sipas planit që turistët të kenë dëshirë të shkojnë sërish dhe të flasin për paketat tona.”, thotë për albinfo.ch zonja Ibrahimi.

“Ne jemi krejt në fillim dhe duhet të analizojmë tregun si është më mirë dhe nuk duhet të shpejtojmë ngase turistët janë të gjithë zviceranë dhe ne synojmë të ju ofrojmë udhëtime kualitative por jo vetëm për një sezon por në afat gjatë”

Paketat e Air Prishtina do të jenë të ngjashme si në Maqedoni por me një gamë më të madhe në Shqipëri për shkak të atraksionit të madh turistik që vendi.

(KEYSTONE/Walter Bieri)

Nga 31 janari deri më 3 shkurt 2019, 65 mijë vizitorët e FESPO-s kanë mësuar për tradita mongoliane dhe kulturën nomade.

Mongolia ka nderuar këtë vit panairin më të madh të Zvicrës, si një vend pritës.

600 ekspozues turistik kanë marrë pjesë në panarin e sivjetëm Fespo 2019.

 

 

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply