Lajme nga Maqedonia

Skandali i keqpërdorimit të pensioneve, ministrja Carovska do të japë dëshmi

Ministrja e Punës dhe e Politikave Sociale, Mila Carovska është ftuar të premten të japë deklaratë në prokurori në lidhje me skandalin e keqpërdorimit të fondeve të shtyllës së dytë të pensioneve. Gjatë paraqitjeve publike të mëhershme, ministrja Carovska ka deklaruar se shuma prej afër 19 milionë euro për sigurim pensional gjatë viteve të kaluara nuk është paguar në shtyllën e dytë pensionale, ku kanë pësuar rreth 12 mijë të siguruar.

Ndërkohë, drejtori i Fondit Pensional, Shaip Zeneli nuk ndjen përgjegjësi për skandalin me 12 mijë qytetarë që u janë keqpërdorur pensionet. Gjatë një konference së bashku me ministren e Punëve Sociale, Milla Carovska dhe me drejtorin e MAPAS-it, Darko Sazdov, Zeneli tha se mediat e kanë keqinterpetuar ministren Carovska duke thënë se dikush ua ka vjedhur paratë pensionistëve. Për më tepër, Zeneli u tha gazetarëve se ato para që gjoja janë zhdukur ose vjedhur, janë në sistem dhe kanë shërbyer për pagesat e rregullta të Fondit. /SHENJA/

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply