Lajme nga Shqipëria

Skiatorët nga Franca zgjedhin Dardhën, shijojnë birra Korça

KORCE

Dardha jo vetëm atraksion turistik, por po shndërrohet edhe në vendin ku organizohen gara me ski, pjesëmarrës të së cilës këtë vit janë edhe skiatorë profesionistë nga Franca.

Një aktivitet me dhjetëra pjesëmarrës nga kategoritë e fëmijëve deri tek ato të të rriturve dhe profesioniste u zhvillua në këtë krahinë të Korçës, nga Federata Shqiptare e Skive në bashkëpunim me shkollën më të famshme të skive në Francë.

Për ta bërë sa më të bukur festën, gjithkush rendte të merrte një gotë Birra Korça, e cila shijohet në këtë event, vendi i duhur që birra ta kthejë edhe sportin në festë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi vlerëson aktivitetin si një ndër më të veçantët e viteve të fundit.

“Natyrisht është një nga eventet më të mëdha dhe ne këtu jemi jo vetëm të promovojmë skitë dhe garën, por të promovojmë Korçën, natyrën, Shqipërinë. Shqipëria është një vend një ofron turizmin malor jo vetëm atë bregdetar. Siç më shihni jam me birrën Korça në dorë dhe këtu është vendi i duhur për të pirë birrë, është vendi i duhur për të shijuar këtë mrekulli shqiptare. Së pari është një nga sponsorët e këtij aktiviteti, e dyta sepse është birra më e mirë dhe e treta ofron gjithmonë festë”- tha Toçi.

Një event i përmasa të mëdha që jo vetëm promovuan skitë dhe garat, por edhe promovuan natyrën e bukur të qytetit Juglindor. Skiatorët francezë u shprehën të impresionuar jo vetëm nga bukuritë e Dardhës, por edhe nga Birra Korça, që pa hezitim e cilësuan si të preferuarën e tyre.

“Unë sjell instruktorë skish çdo vit për të ndihmuar në kompeticione si ky që po zhvillohet. Gjithçka është impresionuese, pasi unë e di se s e vështirë është të administrosh një resort skish. Unë e dua Birrën Korça! Unë e dua Korçën, sepse këtu ka gjithçka, njerëz të mirë, qytet të bukur, natyrë të mrekullueshme dhe birrë po ashtu të mrekullueshme”- tha skiatori francez.

“Kjo është hera e parë për mua në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur të jem këtu bashkë me kolegët e mi. Është një eksperiencë e bukur. Po, Birra Korça është një birrë shumë e mirë dhe është shumë e shijshme”- tha nje tjetër skiator francez.

“Për mua është hera e katërt që vijë në Korçë. Kur pamë resortin e skive ishte fantastike. Ne e dashurojmë Birrën Korça dhe është e preferuara ime”- tha një skiatore franceze.

Për herë të parë i organizuar me standarde ndërkombëtare, me një pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha qytetet të cilët morën pjese në këtë sport të bukur, tërheqës dhe interesant, u shpërndanë çmime për skiatoret me te mire të të gjitha moshave.
(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply