Lajme nga Maqedonia

Testohen kandidatët për Komisionin antikorrupsion

Kandidatët për anëtarë dhe kryetar të Komisionit shtetërorë për pengimin e korrupsionit sot janë ulur në kolltukun e “nxehtë” të Kuvendit, ku zhvillohen intervistat nga Komisioni për përzgjedhje dhe emërime. Përveç deputetëve, pyetje mund të parashtrojnë edhe përfaqësuesit e OJQ-ve dhe gazetarët. Intervista e parë për anëtarë të anti- korrupsionit është zhvilluar me Tanja Alltanxhievën, ish zëvendës- ministren për vetëqeverisje lokale dhe drejtësi si dhe ish anëtare e KSHZ-së e propozuar nga LSDM-ja.

Vlerësoj që ky Komision me kompetenca më të zgjeruara i ka të gjitha kushte që të veprojë në zbardhjen e rasteve korruptive, dhe raste ku ka përplasje interesash”. –theksoi Tanj Alltanxhieva, kandidate për komisionin anti- korrupsion

Kandidati Nijazi Asani një vit ishte nëpunës qeveritar ndërsa tani punon në shërbimin amë në Gostivar. Edhe ai shprehet se me angazhimin e tij eventual në Komision, do të tentojë të pengojë çfarëdo korrupsioni, nëse ka dyshime për diç të tillë.

Si do të veprojë dhe pse dëshiron të jetë pjesë e anti-korrupsionit e shpjegoi edhe Leposava Apostolovska Vidinov, e cila ka udhëhequr me Entin Shtetërore të revizionit. –tha  Nijazi Asani, kandidat për komisioni anti- korrupsion

Lidhur me listat që janë të detyruara t’i paraqesin si zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar, secili prej tyre duhet ta bëjë këtë përndryshe ka dispozita ndëshkuese ose thjesht atë që e thashë, se ai që nuk do ta bëjë këtë duhet të shkarkohet nga posti. ” – u shpreh Leposava Apostolovska Vidinova

Për luftë kundër korrupsionit u paraqit edhe Nuri Bajrami i cili punon si drejtues i rasteve juridike në Komunën e Gostivarit.

Korrupsioni është keqpërdorimi i autoriteteve publike, detyrës zyrtare, pozitës, e të gjithë personave të emëruar dhe të zgjedhur, persona përgjegjës në ndërmarrjet publike apo organet shtetërore me qëllim që të realizojnë ndonjë përfitim në mënyrë direkte ose nëpërmjet ndonjë ndërmjetësi për vete ose për të tjerët. ” – u shpreh Nuri Bajrami kandidat për Komision kundër-korrupsion

Përveç biografisë, kandidatët për përbërjen e re të anti-korrupsionit janë pyetur nëse kanë përvojë me ndonjë lloj ndjekjeje të korrupsionit, atyre iu kërkua të tregonin një shembull korrupsioni dhe si ata do ta zgjidhnin rastin dhe pse mendojnë se janë zgjedhja e duhur për anëtar ose kryetar të Komisionit. Deputeti Artan Grubi u ankua se nuk i kishte të përkthyer materialet në gjuhën shqipe dhe kërkoi që t’u tregohet kandidatëve shqiptarë nëse e kanë më lehtë të flasin shqip. Përndryshe, nga 80 kandidatët e paraqitur, 22 nuk i kanë plotësuar kërkesat. Është paraparë që të gjithë kandidatët të kalojnë në intervista deri të mërkurën pasdite.

Ile Petrevski


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply