Lajme nga Shqipëria

Tragjedi në liqenin e Shkodrës/ Pëmbyset varka, vdesin 4 persona

SHKODER

Një varkë është përmbysur  sot në liqenin e Shkodrës si pasojë e erërave të fuqishme, duke lënë të paktën 4 viktima. ‘Vijesti’ raporton se në mes të viktimave ndodhet një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica.

Sipas dëshmive paraprake, janë mbytur fillimisht një burrë e grua së bashku me vajzën e tyre dhe një djalë që u përpoq t’i shpëtonte.

Varka kishte  9 persona, 5 prej të cilëve arritën të dilnin në breg, duke i  shpëtuar tragjedisë.

Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq, konfirmoi për “Vijesti” se momentalisht vetëm një trup është gjetur, ndërkohë po kërkohet për personat e tjerë. Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.

Vijesti
Vijesti

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply