Lajme nga Shqipëria

Zgjidhje sipas Kushtetutës

TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”.

Gjatë kësaj dëgjese me qytetarët, Presidenti Meta u informua në detaje, në lidhje me të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që ende nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse.

Presidenti Meta theksoi se e ka ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën, si dhe ka kërkuar prej kohësh me insistim informacion zyrtar shterues nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse për këtë çështje.

Presidenti Meta u garantoi banorëve të “Unazës së Re” se së shpejti do të mbajë një qëndrim të qartë zyrtar, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në përputhje me kornizën kushtetuese e ligjore, si dhe në interesin më të mirë publik e qytetar.

Whatsapp Image 2019 02 03 At 12.48.48
Whatsapp Image 2019 02 03 At 12.48.48
Whatsapp Image 2019 02 03 At 12.48.47 (2)
Whatsapp Image 2019 02 03 At 12.48.47 (2)
Whatsapp Image 2019 02 03 At 12.48.47 (1)
Whatsapp Image 2019 02 03 At 12.48.47 (1)

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply