Lajme nga Diaspora

Për shkak të falimentimit të “Germania AG”, policia gjermane shqiptarët i dëbon me charter

E Mërkurë, 6 Shkurt 2019 – 19:25
albinfo.ch

Falimentimi i “Germania AG” jo vetëm që turistëve u ka shkaktuar probleme të mëdha, por edhe policia gjermane është prekur nga pezullimi i fluturimeve.

Falimentimi i linjës ajrore të Berlinit e ka parandaluar një deportim të planifikuar për Shqipëri dhe Kosovë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht policia federale gjermane kishte organizuar dëbimin e rreth 30 shqiptarëve në Tiranë dhe 20 personave të tjerë në Prishtinë, nën organizimin e agjencisë së mbrojtjes kufitare të BE-së “Frontex”, përcjell albinfo.ch. Së bashku me disa zyrtarë, ata është dashur të dëbohen nga Frankfurti me fluturimin ST 1020 të Gjermanisë.
Pas dështimit spontan të fluturimit, policia federale duhej të ripërpilonte nën presion të madh kohor dhe të nënshkruante një marrëveshje me xhet airbus avionin e kompanisë private “Sundair”, transmeton albinfo.ch.

Huazimi i këtij avioni për deportim sipas “Frontex”, kishte kushtuar rreth 300,000 euro.

https://www.n-tv.de/der_tag/Der-Tag-am-Mittwoch-6-Februar-2019-article20844705.html


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply