Receta

Pilaf me perime – Balkanweb.com

NGA Zonja KATERINA
Përbërësit

2 gota oriz, 4 gota lëng mishi ose ujë, 2-3 lugë vaj ulliri, 1 lugë gjalpë 300 – 400 gr perime (karrota, bizele, barbunja, sepca, etj)
Kripë, piper i zi.

Përgatitja

Në tenxhere hedhim vajin e ullirit të ngrohet. Shtojmë orizin dhe pak kripë dhe e kaurdisim derisa të fillojë të piqet paksa.

Ndërkohë kemi vendosur buljonin të vlojë. Kur orizi të jetë gati hedhim lëngun e mishit dhe perimet të prera në kubikë të vegjël. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë orizin me perime të ziejë duke ulur temperaturën.

Pas 20 minutave shtojmë gjalpin duke e hedhur aty këtu. Fikim sobën dhe e mbulojmë pilafin me një pecetë, e lemë ashtu për 10 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë.

(da.xha/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply