Lajme nga Diaspora

Premiera e filmit “T’PADASHTUN” do të shfaqet në Friburg

E Shtunë, 9 Shkurt 2019 – 12:30
albinfo.ch

Me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Shoqata Shqiptare “Vëllazërimi Kombëtar” organizon shfaqjen e premierës zvicerane të filmit “T’PADASHTUN” nga regjisori kosovar Edon Rizvanolli.

Premiera do të mbahet në Cinemotion Rex, Pérolles 5, 1700 Fribourg me datë 17 shkurt.

Filmi “T’PADASHTUNT”, sipas fjalëve të

regjisorit, paraqet një dramë sociale të vendosur në Amsterdamin e sotëm dhe i trajton pasojat e traumat e luftës së Kosovës, të kundruara nga dy perspektiva të ndryshme, përcjell albinfo.ch

Ky Film, po ashtu, do të trajtoj edhe çështjen e përkatësisë dhe identitetit të gjeneratës së dytë të emigrantëve, të cilët jetojnë në Europën Perëndimore.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply