Lajme nga Diaspora

Qëndresa Sadriu: Artikulli i “Weltwoche”, ofendues ndaj popullatës shqiptare

E Premte, 8 Shkurt 2019 – 18:05
albinfo.ch

Qëndresa Sadriu, kandidate për deputete në Parlamentin e Cyrihut, ka reaguar ekskluzivisht për albinfo.ch për fyerjen që u ka bërë revista «Weltwoche» shqiptarëve në një artikull të datës 6 shkurt, “Ëndrra e lagësht e Kosovës”.

Po ta lexosh artikullin për të parën herë dhe shpejt, secilit mund t’i duket se vetëm dy këngëtarët shqiptarë po i kritikon autori, ngase nuk i pëlqen muzika e tyre.

Është shija e secilit person se cila muzikë i përshtatet e cila jo, po nëse e lexojmë me vëmendje, është raciste, ksenofobe dhe ofenduese ndaj popullatës shqiptare në Zvicër, por edhe përgjithësisht.

Në formën më të ulët, sipas mendimin tim, disa herë jam shqetësuar dhe kam ofshirë deri sa e kam lexuar.

Nëse e shikojmë me idiferencë, nuk duket edhe shumë shokues ky artikull, duke e ditur se është i gazetës “Weltwoche”, i cili nuk është i pari që publikohet dhe që sulmon në formë aq të ulët dhe pa kurrfarë baze një pjesë të popullatës së Zvicrës.

Kjo gazetë është e SVP-së, i përket Roger Köppel, i cili për secilin artikull që publikohet i jep “okay”-in e tij dhe cilitdo që kandidon për qëndrimet e tij në zgjedhjet e ardhshme.

Por tash le të kthehemi te artikulli. Autori shkruan për historinë e reperit Mozzik, sikur të kishte bërë intervistë me të (ashtu duhet të jetë nëse gazetari dëshiron të jetë serioz), po më pas shkruan: “man weiss es nicht genau, da sind keine grossen interviews von ihm”, (Ju e dini me siguri, nuk ka intervista të mëdha prej tij), kjo ka të bëjë me punën e tij si autor, po ka edhe shumë të bëjë me gjithë artikullin, ku diket që kurrfarë baze nuk ka për shprehjet e tij, por është vetëm paragjykim dhe shprehje e urrejtjes ndaj një përqindjeje të popullatës zvicerane që jeton, punon dhe angazhohet për këtë shtet.

Shprehje sikur “Jene ewige Unterschichtigen misst, die zu fünft in einem schwarzen Mercedes durch die Gegend fahren, flache Hinterköpfe habe und Sätze sagen, die so simpel sind wie eine Glatze”, (Disa që kanë qenë 5 veta me një Mercedes të zi dhe i kanë ngasur veturat në lagje me kokat e shtypura dhe kanë thënë fjali që janë të thjeshta sikur një qeros), apo “ein Weckruf für die Bescheuerten ihrer Landsleute sein soll, mal aufzuhören mit diesem Auto-Kohle-Knarre-Köter-Kack-Ding”. (Një thirrje për njerëzit e vendit, kanë fyer njerëzit e vendit për t’u ndalur me Auto-Kohle-Knarre-Köter-Kack-Ding).

Këto qëndrime janë jo vetëm raciste dhe ksenofobe, janë edhe pasqyra e një partie që shumë herë me paragjykime dhe urrejtje dhe me populizëm e frikësim mundohet të marrin vota.

Ajo çka më bën të buzëqesh në gjithë këtë është se para disa ditëve Alfred Heer, politikan i SVP-së, ka thënë:

“Es wäre gut, sich ein wenig solidarisch zu zeigen, indem in den Getränkekarten auch Weine aus Kosovo aufgenommen würden. Dies wäre eine gute Werbung für alle, die in der Schweiz leben“.

(Do të ishte mirë të tregojmë solidaritet, duke përfshirë verërat nga Kosova në listën e pijeve. Kjo do të ishte një shpallje e mirë për të gjithë ata që jetojnë në Zvicër”).

Fjalët t’i lexosh duket sikur është politikan i SP-së, duke folur për solidaritet dhe angazhim për popullin shqiptar në Zvicër, po edhe në Kosovë.

Dhe, në të njëjtën kohë, është duke e shqetësuar që mundohen të gjitha rrjetet t’i shfrytëzojë vetëm për të marrë sa më shumë vota, pasi për momentin jemi në një fazë zgjedhjesh për Parlamentin e kantonit Cyrih dhe më vonë edhe ato nacionale.

Prapëseprapë duke e ditur se nuk është një përqindje e madhe që e lexon këtë gazetë apo që i merr me seriozitet artikujt e kësaj gazete dhe duke ditur që një shumë e madhe e zviceranëve kanë respekt të madh ndaj popullatës shqiptare, po ashtu duke e ditur se ne nuk jemi në asnjë mënyrë ashtu si na përshkruan Michael Bahnerth në artikullin e tij.

Shpresoj se kryeredaktori i ‘Weltwoche’ të japë deklaratë dhe partia e tij të distancohet prej këtij artikulli, sepse prapëseprapë për t’i arritur qëllimet dhe nevojat e gjithë popullatës në Zvicër duhet të bashkëpunojmë dhe kjo formë e komunikimit si në këtë artikull nuk shtron bazë për bashkëpunim serioz në punën tonë në parlamentet e ndryshme të Zvicrës.

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply